Kronikë

Konflikti në Bulqizë, dy vëllezërit plagosin me armë 41-vjeçarin


               Publikuar në : 17:26 - 16/06/19 |
Opi Nion

Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditë e somte në Bulqizë.

I plagosuri është identifikuar me inicialet B.D., 41 vjeç, ndërsa lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezër me inicialet  A.T. 26 vjeç, dhe M.T. 32 vjeç.

Sipas policisë, pas një konflikti, dy të rinjtë kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga 41-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka  marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Pasi morën dëshminë e të plagosurit, policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e dy vëllezërve./ Opinion.al E.Xh.

Pas