Politikë

Spaho: Protestuesit e dënuar, do marrin statusin e të burgosurit politik


               Publikuar në : 18:14 - 16/06/19 |
Opi Nion

Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike, është shprehur ditën e sotme se të gjithë personat që burgosen se protestojnë kundër qeverisë “Rama”, do të marrin statusin e të burgosurit politik.

Spaho tha se të gjithë këta persona do të përfitojnë të gjitha privilegjet që parashikon ligji.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, foli jashtë Gjykatës së Elbasanit ku u dënuan me burg dy drejtues të degëve të PD, Sapho tha se ky ishte një gjyq farsë dhe po përdoret për të trembur opozitën.

Asistuam në seancën e radhës, në përpjekjet e radhës për të trembur PD dhe opozitën e bashkuar në rrugën që kemi ndërmarrë për ta shporrur Edi Ramën dhe klanin e tij nga qeveria, pushteti, nga Shqipëria. Gjyq farsë i zhvilluar sipas urdhrave dhe porosive nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla do të trembin opozitën. Përkundrazi nesër do të na ketë edhe më shumë në gjithë Shqipërinë kudo që shkon Edi Rama për ta kundërshtuar dhe për ta detyruar që të japë dorëheqjen.Të gjithë këta që futen në burg për shkak të protestave të opozitës dhe me urdhër politik nga Edi Rama do të konsiderohen të burgosur politik dhe do të marrin të gjithë mbrojtjen dhe privilegjet që u siguron ligji për të burgosurit politik”,-tha Sapho./Opinion.al E.Xh.

Pas