Kronikë

Bie nga lartësia, vdes punonjësja e njësisë administrative Vergo


               Publikuar në : 18:53 - 16/06/19 |
Opi Nion

Një 42 vjeçare ka mbetur e vdekur në Delvinë gjatë një aksidenti në punë.

Mësohet se viktima është Valentina Kotolloshi nga Delvina, e cila ishte punonjëse e njësisë administrative Vergo.

42-vjeçarja ka qenë duke rregulluar një tub uji ne fshatin Vergo, kur ka rrëshqitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:00. Nga aksidenti nëna e dy fëmijëve ka marra plagë të shumta në trup dhe kokë, të cilave nuk ka mundur dot t’u mbijetojë, duke ndërruar jetë në spitalin e Sarandës./ Opinion.al E.Xh.

Pas