Kryesore

Rama:Zgjedhjet më 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores


               Publikuar në : 18:38 - 16/06/19 |
Opi Nion

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në Pogradec.

Rama ka theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor pavarësisht vendimit të presidentit Ilir Meta. Kryeministri ironizoi dhe grupin e militantëve që tentuan ti bllokonin rrugën në hyrje të qytetit.

Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t’ia dalë.  Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores“,-tha Rama.

Po ashtu, Rama është shprehur se kryetari aktual i bashkisë Eduart Kapri është një derdimen që e ka mendjen vetëm që të bëjë pallate. “Ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen vetëm të bëjë pallate dhe nuk ka sjellë një projekt të vetëm serioz që ta mbështesim” tha ai./ Opinion.al E.Xh.

Pas