Politikë

Demokratët pritë Ramës në Pogradec, Balliu përplaset me policinë


               Publikuar në : 17:43 - 16/06/19 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka organizuar përsëri protesta kundër kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e sotme ndodhej në Pustec.

Aktualisht dhjetëra qytetarë dhe ish-deputetët Klevis Balliu, Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari, kanë dalë në aksin nacional Korçë-Pogradec në fshatin Grabovicë ku po presin largimin e Ramës drejt Tiranës.

Po ashtu në atë zonë ndodhen dhe forcat policisë. Por teksa tentohet bllokimi i rrugës, ka pasur debate mes ish-deputetit Balliu dhe zv. drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Balliu: Po mbroni një bandit. Ti do të marrësh urdhrin për të arrestuar këtë (Ramën) nuk do ta marr unë.

Polici: Po të jetë vendim gjykate.

Balliu: Me vendim gjykate do të ikë ky.

Polici: Çfarë të ketë ligji do ta zbatoj.

Balliu: Po ligji e ka more zotëri se është kap. Turp i madh. Ça i keni këto (flet për praninë e lartë të policisë)? Kush janë këtu Habilajt, Bajrat, Avdylajt?

Qytetari: Ata janë kolegët e Kryeministrit.

Balliu: Domatet nuk prishin asnjë punë. Çfarë ndodh pas këtij provokimi nuk të mbaj dot përgjegjësi.Unë kam ardhur këtu vetëm me i rujt këta dhe ju. Të kam garantuar 1 metër larg çdo oficeri të policisë.Asnjë polic këtu nuk do të derdhë një kokërr djersë për tu shty me asnjë person. Dakord?

Polici: Shumë në rregull.

Balliu: Këtë të garantova unë. Se çfarë bëjnë qytetarët pas provokimit që bëni ju ajo është përgjegjësia juaj. Çdo shoqërim do të quhet politik se kështu është.

Braimllari: Edi Rama ta menaxhojë vetë stresin.

Gjovalin Loka: Nuk ka shans njeri që qytetarit Gjovalin Lokaj t’ia heqë pantallonat nga koka.

Balliu: Çfarë pantallonash?

Gjovalin Lokaj: Ata që e kanë shkruajtur të mbajnë përgjegjësi.

Balliu: Kë kërcënon?

Gjovalin Loka: Atij që i ka thënë.

Braimllari: Ruajt qetësinë, mos merr ngarkesën e Ramës se është turp./ Opinion.al E.Xh.

Pas