Kryeministri Rama ka reaguar pas sulmeve të kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili tha se kreu i qeverisë kishte shkuar në Elbasan i shoqëruar nga bandat.
Përmes një statusi në Twitter, Rama i është drejtuar Badhës duke i thënë se flet përçart për banda e për kriminelë.
Teksa shprehet se kreu i opozitës duhet të ndahet nga “Likja e Saliu”, Rama akuzon Bashën se nuk është lider.
“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”, shkruan Rama./Opinion.al