Aktualitet

Rama me distributorin e Sinovac:Folëm për ndërtimin e fabrikës së vaksinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:29 - 03/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme në Turqi distributorin e vaksinës Sinovac.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ku shkruan se ndihet i nderuar nga ky takim, teksa bënë me dije se ndër të tjera kanë folur gjithashtu edhe për ndërtimin e fabrikës së vaksinës në Shqipër.

“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…

Të shohim”– shkruan Rama ku krahas shkrimit poston dhe foton.

Kujtojmë se prej ditës së djeshme kryeministri ndodhet në Turqi sëbashku me disa ministra te kabinetit./Opinion.al

Pas