Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama mbledh ministrat, kërkesë të prerë: Respektoni kodin etik

2021/09/18 at 10:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama mbledh ministrat, kërkesë të prerë: Respektoni kodin etik

Është betuar ditën e sotme para Presidentit të Republikës qeveria e re “Rama 3”.


Pas betimit i gjithë kabineti qeveritar është drejtuar në këmbë drejtë Kryeministrisë ku kanë kryer një foto e cila është protokollare dhe pa humbur kohë kanë nisur mbledhjen e parë.

Fjalën e parë e ka mbajtur Kryeministri Rama i cili i ka kërkuar ministrave të respektojnë me korrektësi të gjitha rregullat e kodit etik, që nga pushimet brenda vendit, udhetimet me avion apo dhe drekat darkat familjare gjatë ditëve të punës.

“Duam të ndajmë me opinionin publik këtë nisje zyrtare. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet këtu publikisht në respektimin në frymë dhe germë të Kodit Etik, duke marrë kështu përgjegjësinë. Kodi Etik është miratuar si një dokument parimesh që përcaktojnë vijnë e sjelljes së anëtarëve të qeverisë. Unë do të shënojë disa pika kyçe të thëna në dokumentin e miratuar. Fjala që do të dëgjoni është rrjedhojë e eksperiencës. Qytetarët na kanë besuar shërbimin e vendit. Aty nuk shkruhet që; as që anëtarët e qeverisë të udhëtojnë me biznesclass, apo të shkojnë në udhëtime jashtë vendit, apo të pinë kafe.

Apo për dreka dhe darka. Këtu se kam fjalën kur ministrat janë jashtë me punë. Për dy të parat, për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar. Kohë më parë politikanët shullëheshin me pushime jashtë. Do përcaktuar në aneksin e kodit etik se bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit, s’mund të përdorin sallën e vipave në aeroportin e Rinasit. Po ashtu ndalohet dhe përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët. Për fat të keq pirja e kafeve, nuk është zbatuar. Të gjithë qytetarët duhet a dinë, Qeveria ka një kod etik. Ndaj dua ta bëj me dije se në rastin e parë të mosrepsketimit të kodit etik, ministri përgjegjës të kërkojë ndjesë publike dhe në rast të përsëritur do të duhet të largohet.

Kjo bën fjalë edhe për mua. Se kam problem që të respektojë dhe 4 vite të tjera. Po ashtu, një tjetër gjë që sqarohet është dhe çështja e dhuratave. Sot kryeministria ka një magazinë për dhuratat, qoftë për medaljonet, deri te dhuratat me vlera të larta monetare. Deri në 2013-ën nuk i lanë në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, a thua se këtu ka qëndruar një fuqi pushtuese që ka marrë çdo gjë.”, tha kryeministri Rama.

Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Rama: Çdo dhuratë do inventarizohet, ata që ikën morën dhe lugë e pirunj

Rama: Çdo dhuratë do inventarizohet, ata që ikën morën dhe lugë e pirunj

Rama-ministrave: Mos shkelni në dërrasë të kalbur, do përballeni me ligjin

Rama-ministrave: Mos shkelni në dërrasë të kalbur, do përballeni me ligjin

Ceremonia nuk u transmetua,publikohen fotot nga betimi i qeverisë “Rama3′

Ceremonia nuk u transmetua,publikohen fotot nga betimi i qeverisë "Rama3'
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}