Kryesore

Rama kujton fëmijërinë në “ERTV”: Kam jetuar me Vlorën që i vogël


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 19/02/21 |
Opi Nion

Në një intervistë për “ERTV”, kryeministri Edi Rama ka folur për fëmjërinë e tij dhe kujtimet që e lidhin me Vlorën.

Kreu i qeverisë; “Më kujtohet kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë me atë linjën tren deri në Fier, pastaj autobus Fier-Vlorë, dhe pastaj stacioni ka qenë në anën tjetër ku ka qenë i ndjeri hotel Adriatiku, ishte nga ndërtesat më të bukura të Vlorës dhe pastaj bënim rrugën e bulevardit dhe më kujtohet shprehja e sime mëje, “palmat e Kristo Papajanit” që mbodhi palmat dhe i mbeti emri.”

Rama thotës e pas 8 viteve qeverisje, Rama tha se tashmë mendon se e ka lënë emrin e tij në këtë qytet.

Ndoshta ç’ka unë kam jetuar me Vlorën që i vogël më ka bërë më të ndjeshëm karshi bukurisë dhe potencialit. Nuk është cështje e kujtimeve të mia apo marrëdhënieve, por Vlora është e krijuar për të qenë një nga organet më vitale të organizimit të atdheut tonë, motor zhvillimi ekonomik.

Më kujtohet kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë me atë linjën tren deri në Fier, pastaj autobus Fier-Vlorë, dhe pastaj stacioni ka qenë në anën tjetër ku ka qenë i ndjeri hotel Adriatiku, ishte nga ndërtesat më të bukura të Vlorës dhe pastaj bënim rrugën e bulevardit dhe më kujtohet shprehja e sime mëje, “palmat e Kristo Papajanit” që mbodhi palmat dhe i mbeti emri.

Në këtë aspekt besoj me Vlorën, se edhe deri këtu e kam lënë emrin për Zahon kur të vijë dhe të jetë në një moshë që mbase unë nuk do të jem më, por përtej emrit, kujtimi i mirë është një nga motivet bazë, shumë i rëndësishëm për mua” tha ai.

Pas