Aktualitet

Rama-fermerëve në Ersekë: Kush nuk është i pajisur me nipt nuk do ketë mbështetje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 31/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me fermerë dhe blegtorë të Ersekës.

Në fjalën e tij, Rama u kërkoi kryetarëve të Bashkive që të funksionojnë si ortakë me fermerët për blerjen dhe shitjen produkteve.

Po ashtu, kreu i qeverisë, paralajmëroi se kush nuk është i pajisur me nipt nuk do të marrë mbështetje nga qeveria.

“Unë i kam kërkuar të gjithë kryetarëve të Bashkive, përfshirë edhe tuajin të angazhohen drejtpërdrejt me fermerët. Bashkia të hyjë në një fazë të re, të luajtjes dhe të rolit të ortakut të drejtpërdrejt të fermerit në këto pika grumbullimi dhe agro-përpunimi. Një aksion që është garant që simulon bashkimin e fermerëve. Bashkitë duhet të angazhohen në bërjen e këtyre projekteve. Ministria e Bujqësisë përmes fondeve europiane dhe përmes garancisë sovrane për bujqësinë të ndihmojë drejtpërdrejtë fermerët. Femerët pjesëmarrës duhet të kenë mbështetje dhe si aksionerë të kësaj ndërmarrje të mos ngarkohen financiarisht. Kemi shumë fermerë që nuk e marrin niptin se i tremben taksave. Nëse nuk jeni pasijur me nipt nuk merrni asnjë lloj mbështetje. Nipti është i dobishëm, siç e keni parë u ka dhënë naftën. Në këtë zonë janë rreth 35% e nipteve që zotërohen nga gratë, janë angazhuar për të bërë projekte”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas