Aktualitet

Udhëtimet me charter të Ramës, PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 31/10/22 |
Opi Nion

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka bërë të ditur se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Rama.

Sipas tij çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve.

“Ndërsa shqiptarëve Rama i kërkon të ngrohen në diell për të kursyer energjinë, ju tund atyre në formë kërcënimi tmerret e krizës dhe të luftës. I lë në det të hapur, në fatin e gomoneve dhe vet nuk ndalet në luksin e shfrenuar. Sipas të dhënave të TIMS, Rama ka fluturuar plot 137 herë duke djegur në ajër 22 milion euro të shqiptarëve.

Për këtë arsye, grupi ynë parlamentar do të dorëzojë menjëherë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për këtë çështje për zbardhjen e kësaj afere korruptive për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të korruptuar të regjimit. Me këtë kërkesë do të kërkoj mbështetjen jo vetëm të deputetëve që janë këtu, por të të gjithë deputetëve. Dhe  çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”-tha Boçi.

Pas