Aktualitet

Rama e quajti heroinë të Covidit,infermierja ikën në Gjermani:Duan lëpirsa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 19/06/21 |
Opi Nion

Ana Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv, e cila u bë e njohur gjatë pandemisë, pasi la me dëshirë postin si administratore e spitalit në QSUT dhe shkoi për të shërbyer në pavionin Covid, ka lënë vendin tonë për të shkuar në Gjermani.

Gjatë periudhës së vështirë të përpalljes së vendit tonë me Covid-19, Ana ka marrë edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili në një status në rrjetet sociale i ka uruar ditëlindjen duke e quajtur heroinë të mjekësisë.

“Në këtë ditë të shtunë që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca, është duke iu shërbyer pacientëve me Covid-19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm  e të pabesë. Është kënaqësi dhe nder si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar, një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësitë e spikatura profesionale i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë në këto kohë posaçërisht të vështira”, shkruan Rama në një status të vitit 2020.

Ndërkohë vetë infermierja në një koment në rrjetet sociale ka shpjeguar arsyet e marrjes së këtij vendimi.

“Përveç se infermiere në profesion dhe Kryeinfermiere e 3 Njësive të Strukturave Covid kam qenë dhe Administratore Spitalore e kam drejtuar spitalin më të madh të QSUT.

Ikja dhe largimi im i ka rrënjët e thella dhe lutni Zotin qe ky eksod te këtë zgjidhje! Nuk fitojmë ne që punojmë drejt miku im!

Nuk kane nevoje për heronj por kane nevoje për lëpirsa…. nuk kane nevoje për heronj miku im kane nevoje për ushtare qe t’u pastrojnë këpucët…

Di te të them vetëm diçka: Zoti beftë derman vendit tim të shtrenjtë!

Xherdanit të qafës se Shqipërisë do ti bien gurët pak nga pak….

Jo pa qellim ne strukturat botërore quhen BURIME NJEREZORE…..do vije një ditë ky burim do shteret!

Përqafoj nga larg dhe faleminderit me mirënjohje përulëse çdo bekimi, falenderimi dhe mirënjohje te marre nga njerëzit! Përulësisht faleminderit!”, shkruan Ana Luca./Opinion.al

Pas