Sport

Video/Festa e hungarezit i shkatërron gazetares tavolinën e punës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:49 - 19/06/21 |
Opi Nion

Në ndeshjen e sotme të grupit F të Euro 2020, të zhvilluar mes Hungarisë dhe Francës kamerat kanë kapur një moment të “sikletshëm”  për një gazetare që po raportonte nga stadiumi.

Në minutën e 47 të pjesës së parë, Attila Fiola shënoi gol për vendasit ndërsa gëzimi i tij ishte aq i madh saqë ai shfaqet i papërmbajtur teksa iu afrohet tifozëve.

Sikurse shfaqet edhe në pamje, Hungarezi shkoi të festonte pranë tifozëve të tij duke goditur disa herë tavolinën e gazetares e cila ka mbetur e shtangur.

Dueli i grupit F mes Hungarisë dhe Francës në Euro 2020, që u luajt në “Puskas Arena” (Budapest) të mbushur plot me tifozë vendas, përfundoi në barazim 1-1. Të dyja skuadrat nuk i ndalën sulmet për asnjë moment, duke bërë një lojë të hapur./Opinion.al

 

Pas