Pasi kryeministri Edi Rama e përmendi në Kongresin e Partisë Socialiste, ka ardhur edhe reagimi i Nard Ndokës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ndoka e quan kryeministrin Rama “toç” dhe shkruan se në kohën e tij bëheshin reforma dhe jo koncesione.
“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”,-shkruan Ndoka në reagimin e tij.
Gjatë fjalës së tij ai u tha të pranishmëve në sallë të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.
Kryeministri Rama, teksa kujtonte luftën anti-Covid, u tha të pranishmëve në sallë të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.
“Imagjinoni takimin në zyrën e ministrit mes Covid-it dhe Nard Ndokës”,-u shpreh Rama./Opinion.al