Aktualitet

Berisha “non-grata”, Rama: SPAK të hetojë, deklarata e DASH ka bazë ose jo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 09/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e PS kërkoi që SPAK të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me deklaratën e DASH që e shpalli “non-grata “ për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin.

Rama tha se SPAK duhet të hetojë që shqiptarët ta dinë nëse ajo deklaratë ka bazë apo jo.

“Ndërkohë që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, e të tjerave, jo e jona… sot akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. jo për një njeri po për krejt Shqipërinë.

Sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar të hyjë në SHBA. Ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose s’ka.

Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë nga marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo deklaratë është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ia heqë këtë Shqipërisë nga qafa, duke e ndarë. Ka bazë s’ka bazë. Që shqiptarët, edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin, ka bazë apo s’ka“, tha Rama./Opinion.al

Pas