Aktualitet

Video/ “Ky i gjati të lëshon”, Rama: Në Sharrë shkoni siç dilja unë në plazh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 09/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e PS foli edhe për ish-ministra dhe deputetë që janë nën hetim nga SPAK. Ai tha se PS nuk bën avokatin për askënd që del para drejtësisë.

Kreu i qeverisë nuk i ka ndalur batutat teksa tha se në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit, ndërsa vijoi deklaratën e tij duke u shprehur se “në sharrë shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjerët atje”.

“Kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë ministër, deputet, anëtar që thirret para drejtësisë. Thonë ky i gjati nuk të të mban të lëshon (qesh salla). Si mbron njerëzit e vet. Unë nuk lëshoj askënd për punët e përbashkëta. I vë zërin, gjoksin, fytyrën kur është fjala për punë që i kërkon detyra. Nuk mbaj dhe nuk mbroj askënd që besimin e marrë nga zgjedhësit dhe unë vetë e përdor për të ngrënë pas shpine. Borxhin nuk ia kam askujt kur i merr koka erë, por kësaj familje dhe këtij populli. Pikërisht se jam edhe i gjatë si mund ti mbroj që të më vënë përpara ca të vegjël me mikrofona dhe më kërkojnë llogari, për çfarë për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe se kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit. Në sharrë shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjerët atje (qesh salla)./Opinion.al

 

Pas