Aktualitet

“Rama dërgoi raporte në DASH për mua”, Berisha:I thotë SPAK hetoni shpifjet e mia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 11/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e mbajtur ditën e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dërguar raporte në DASH për të.

Berisha thotë se kërkesa e Ramës ndaj SPAK për të hetuar atë është në fakt një kërkesë për të hetuar se çfarë gënjeshtrash ka thënë ai në Departamentin e Shtetit.

“Ka një arsye tjetër në çekuilibrimin e Edi Ramës. Ai është autor kryesor që ka mashtruar DASH për Sali Berishën. Nuk e them unë këtë. Lexoni përgjigjen që DASH i ka dhënë një të përditshme shqiptare ku thotë se burim për këtë raport, kanë qenë raportet antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Pra Edi Rama, ka dërguar raporte në SHBA. Nuk i ka dërguar në Prokurori se janë shpifje. Tani i thotë drejtësisë të hetojë shpifjet e tij. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam bërë unë në DASH. E kuptoni ju, se e sheh që laku po i ngushtohet çdo ditë më shumë. Raportet e tij ishin shpifje fund e krye. I them t’i publikojë ato. I them Edi Ramës t’i çojë në SPAK. Pra, siç e shihni, e gjithë kjo fushatë ka vetëm një qëllim, të mbulojë vjedhjet mostruoze që po dalin çdo ditë të Edi Ramës. T’u shtojë presion ndaj opozitës shqiptare me të cilën ka betejë të humbur. Nuk ka shans ta impresionojë opozitën e vërtetë” – tha Berisha.

Pas