Aktualitet

Berisha fton Ramën në debat: T’ia themi të gjitha në sy njeri-tjetrit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 11/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Berisha tha që  në këtë mënyrë mund t’ia themi të gjitha në sy njeri-tjetrit.

“E ftoj në një debat publik para jush. Të dalë, t’ia themi në sy të gjitha njeri-tjetrit. Le ti marrë me mijëra vendime që kam firmosur dhe të vijë. Tua nxjerrë shqiptarëve ashtu siç dilte në plazh, jo fizikisht, por moralisht. Se jetën private e dini ju, e kam ligj”.

Më tej ish-kryeministri Berisha hodhi akuza ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

“Le të nxjerrë një tender të vetëm të një kompanie ku jo fëmijët e mi se ai është superskandal, por edhe sikur të jenë nënkontraktorë, kurrë. Ju e dini si qarkullon emri i Olsit aferë pas afere. Kudo ku është Rama, nuk është Olsi. Olsi pastron para me sportin”-tha Berisha./Opinion.al

Pas