Çfarë mendon Edi Rama për Vangjush Dakon? Kushdo mund ta ketë një minimum kurioziteti.
Dako është kryebashkiak i Durrësit dhe përfaqëson Partinë Socialiste, por kryeministri Edi Rama nuk mendon se ai është plotësisht i majtë, ose së paku është ndryshe nga socialistët klasikë.
Rama e ka quajtur kryebashkiakun Dako: Socialist me prirje demokrate dhe aspak i duhuri për të kompensuar socialistët.
Komentin e ka bërë në takimin me kryebashkiakët e tjerë. Dhe siç di Rama, radhën për “t’u përdorur” për batutë e ka patur miku i tij, Dako.
Batuta e Ramës ka ardhur pas një tensionimi që ka patur me kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kaprin.
“Si nuk e mori fjalën një kryebashkiak socialist? Jo bëj shaka, se deshi Vangjushi… Po ti Vangjush je socialist, me prirje demokrate dhe nuk je socialisti i duhur për të kompensuar!”, ka thënë Rama.