Aktualitet

Rama-Dakos: Ti Vangjush je socialist, por me prirje…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 30/04/16 |
b.f

Çfarë mendon Edi Rama për Vangjush Dakon? Kushdo mund ta ketë një minimum kurioziteti.

Dako është kryebashkiak i Durrësit dhe përfaqëson Partinë Socialiste, por kryeministri Edi Rama nuk mendon se ai është plotësisht i majtë, ose së paku është ndryshe nga socialistët klasikë.

Rama e ka quajtur kryebashkiakun Dako: Socialist me prirje demokrate dhe aspak i duhuri për të kompensuar socialistët.

Komentin e ka bërë në takimin me kryebashkiakët e tjerë. Dhe siç di Rama, radhën për “t’u përdorur” për batutë e ka patur miku i tij, Dako.

Batuta e Ramës ka ardhur pas një tensionimi që ka patur me kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kaprin.

“Si nuk e mori fjalën një kryebashkiak socialist? Jo bëj shaka, se deshi Vangjushi… Po ti Vangjush je socialist, me prirje demokrate dhe nuk je socialisti i duhur për të kompensuar!”, ka thënë Rama.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Ka te drejte Rama per Dakon. V. Dako eshte çoban nga Tremishti I Permetit dhe zemren e ka per grekun nga e ka prejardhjen, socialist , Pasok.

Pas