Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e tij me demokratët.
Teksa Berisha i cilëson takimet e Salianjit si jashtë strukturës së PD, ish-deputeti theksoi se takimi në Durrës ishte me strukturat degës së PD në Durrës dhe kontribues ndër vite për selinë blu.
“Takimi në Durrës ka qenë me strukturat e PD. Kryetarët e fundit të zgjedhur me votë. Ishinë strukturat e degës dhe 80% e anëtarëve të grupseksioneve. Në kemi problem me fituesit, këta që fitojnë i shmangim, Ata kanë sakrifikuar duke mos marrë asgjë nga PD. PD duhet ë riformatohet duke vlerësuar ata që kanë kontribut”,-tha Salianji.

















