Sociale

Rama: Brenda vitit 2021, 55 auto-ambulanca të reja për Urgjencën Kombëtare


               Publikuar në : 13:17 - 01/11/19 |
xhu lia

Ditën e sotme Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë  pjesë në një aktivitet lidhur me modernizimin e Urgjencës Kombëtare.

Gjatë  fjalës së tij Rama u shpreh se stafi i urgjencës është i mirëorganizuar për të përballuar çdo situatë duke kujtuar rastin e tërmetit të datës 21 shtator në Tiranë, i cili arriti deri në 5.8 ballë.

Atë ditë në urgjencë u regjistruan 160 thirrje të trajtuara gjithashtu kanë marrë ndihmën e parë 120 qytetarë të dëmtuar.

 “Për të gjithë ata që kanë pasur nevojën e Urgjencës Kombëtare, në këtë fazë transformimi epokal, asnjë nga fjalët që u tha sot nuk bie në tokë, vetëm pak orë pas tërmetit të 21 shtatorit, janë regjistruar në kompjuterët e Urgjencës 1600 thirrje të trajtuara dhe kanë marrë ndihmë në kohë reale 128 qytetarë të dëmtuar në Tiranë e Durrës. Diçka që vetëm pak vite më parë do të ishte e pamendueshme dhe jo më e realizueshme, sepse pak vite më parë Urgjenca mjekësore e kishte të pamundur të trajtonte më shumë se tre raste në të njëjtën kohë. Sot stafi i Urgjencës është jo vetëm i mbështetur dhe dinjitoz, por edhe i mirë përgatitur për të përballuar çdo gjë. Ne duhet të vazhdojmë plotësimin e flotës sonë të autoambulancave, që është sot më aktive, por ka ende mangësi,”-u shpreh Rama.

Më pas ai u ndal tek nevojat e urgjencës ku theksoi se brenda vitit 2021 do të vihen në përdorim  55 auto-ambulanca të reja.

“Na duhen edhe 55 auto-ambulanca të reja, që të kemi të mbuluar me katër rrota të gjithë nevojën për shërbim në Republikën e Shqipërisë. Për këtë arsye, më 2020 do të bëhen të gjitha procedurat, që brenda vitit 2021 kjo çështje do të jetë e mbyllur. Së shpejti do bëhet dhe një reformë tjetër, që do të garantojë një mbajtje dhe përdorim efikas të çdo leku të investuar,”-tha në fjalën e tij Kryeministri. /Opinion.al/

 

Pas