Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raketat e reja ruse: Akt i ri i Luftës së Ftohtë?

2018/03/04 at 10:11 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Raketat e reja ruse: Akt i ri i Luftës së Ftohtë?

Armatosje atomike, retorikë e ashpër dhe luftëra të përgjakshme përfaqësuese – shumë zhvillime të kujtojnë kohën e Luftës së Ftohtë. Po si reagon Perëndimi ndaj lojërave të Putinit me pushtetin?

Russland Präsident Wladimir Putin (Reuters/Kremlin/A. Nikolskyi)

Asnjë vend në botë nuk është më i sigurtë nga raketat ruse. Raketa e re atomike e testuar në fund të vitit 2017 mund të arrijë çdo pikë të globit, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e mbajtur para deputetëve në Moskë. Të gjitha sistemet e mbrojtjes janë të pafuqishme përballë raketave të reja ndërkontinentale, deklaroi Putin. Ai shpjegoi edhe motivet e iniciativës së re të armatimit. Ky është reagimi rus ndaj politikës së fundit të SHBA-së. „Bëhet fjalë për sisteme të reja strategjike raketore ruse, që i zhvilluam si pasojë e largimit të njëanshëm të SHBA-së nga marrëveshja për mbrojtjen raketore dhe stacionimi faktik i sistemeve të tilla brenda SHBA-së dhe jashtë kufijve amerikanë”, tha Putin.

Screenshot BBC- russische 'unsichtbare' Atomraketen (bbc)

Politikë e jashtme me dorë të fortë

Putin e prezantoi këtë program dy javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Kjo datë ka gjasë të ketë qenë më motivuese, se largimi i SHBA-së nga marrëveshja. Sepse këtë amerikanët e deklaruan që në vitin 2002. Para një muaji, Trump bëri të ditur, se SHBA do të zhvillojë armë „të vogla” bërthamore për të pasur më shumë opcione kundër Rusisë dhe shteteve të tjera. Raketat e reja ruse në të njëjtën kohë shkojnë paralelisht me politikën që po ndjek Rusia aktualisht jashtë vendit. Një politikë e dorës së fortë. Në Siri Rusia ka zënë vend e falë bashkëpunimit me Iranin ushtron ndikim të ndjeshëm në të gjithë rajonin e Lindjes së Afërt. Për shkak të ndërhyrjes agresive në Ukrainë, BE dhe NATO janë të përmbajtura me zgjerimin. Edhe në Amerikën Latine, Azinë Lindore dhe Afrikë Rusia po zë vend.

Liana Fix Expertin Deutsche Gesellschaft für Auswärtige Politik in Berlin (Peter Himsel)Liana Fix

Të gjitha këto të tregojnë se Rusia është gati për të luajtur rol në botë në politikën e jashtme. „Viti 2018 është një vit në të cilin Rusia do të përcaktohet përfundimisht si global player“, shkruan Liana Fix nga fondacioni gjerman Körber, referente për dialogun gjermano-rus në një artikull për Neue Zürcher Zeitung. „Axhenda ekspansive e Rusisë nuk është ekskursion, dhe as zhvendosje e vëmendjes, por realitet gjeopolitik.”

Ndërsa politologja gjermane Susanne Spahn thotë për DW se në një formë kjo politikë të kujton politikën e Luftës së Ftohtë. “Armiku kryesor janë Shtetet e Bashkuara. U shpenzua mjaft kohë për prezantimin e llojeve të ndryshme të armëve. Putin përdori një retorikë kërcënuese ndaj perëndimit, sipas motos – më parë nuk donit të na dëgjonit, të paktën na dëgjoni tani.”

Qëllimet e Moskës

Qëllimin për të rritur peshën gjeopolitike, Rusia po e ndjek me shumë vendosmëri, më  qartë kjo duket në politikën ndaj Sirisë. Kur Obama në vitin 2013 përmendi vijat e kuqe, që kalon regjimi i Asadit, nëse përdor gazin helmues kundër opozitës, ato ishin fjalë që nuk u pasuan nga veprat. Sepse një veprim kundër Asadit do të thoshte një konfrontim të paparashikueshëm me Rusinë. Kësaj iu tremb Obama.

Susanne Spahn (Privat)Politologja Susanne Spahn

Sipas vlerësimit të Stefan Meister, ekspert për Rusinë në Shoqatën Gjermane të Politikës së Jashtme (DGAP), Rusia po i ndjek qëllimet strategjike me gjithnjë e më shumë vetësiguri. „Këtu bën pjesë edhe pranimi i Rusisë nga ana e Uashingtonit si fuqi e barasvlershme, që nuk mund të injorohet në konfliktet ndërkombëtare. Pranimi i një sovraniteti të kufizuar të fqinjëve postsovjetikë e me këtë pranim i zonave ruse të influencës. Si edhe fundi i politikës demokratizuese „perëndimore” në Rusi dhe zonat përreth saj.”

Sipas Meister „për lidershipin rus bota gjendet në fazën e transformimit të rendit botëror, në një rend, ku vlejnë më pak rregullat dhe e drejta ndërkombëtare e më shumë e drejta e më të fortit.” Sipas Meister, ndryshe nga Gjermania dhe BE, Moska është e përgatitur më mirë për këtë botë të re, sepse ka përvojë me kaosin, pasigurinë dhe zona me shtet të dobët apo pa struktura shtetërore. Madje Moska e nxit këtë përmes politikës së ‚destabilizimit të kontrolluar‘, si në Ukrainën Lindore për të nxjerrë jashtë loje perëndimin, thotë ai.

Deutsche Gesellschaft für Auswärtige Politik e.V. - Stefan Meister (picture-alliance/dpa/B. Pedersen)Stefan Meister

Destabilizimi i qëllimshëm dhe referimi ndaj „interesave të ligjshme” janë dy instrumente të politikës së jashtme të Moskës. Sidomos dredhitë juridike, shkruan ish-diplomati rus, Vladimir Frolov për gazetën e njohur “Neuen Zürcher Zeitung”, Moska i ka përdorur për zgjerimin e vazhdueshëm të pushtetit. „Interesa të ligjshme janë sot Krimeja, nesër Donbasi dhe Juglindja e Ukrainës, Siria, në dy vite Libia, pas tre vitesh shtetet e Ballkanit dhe Afganistani. Nuk përjashtohet që në këtë listë të futen edhe Venezuela dhe Nikaragua.”

Për vite me radhë, kursi rus i politikës së jashtme ishte një kompensim për gjendjen e vështirë brenda vendit. Sukseset jashtë kënaqin qytetarët brenda, por në fjalimin e Putinit u kuptua, se një llogari e tillë nuk po del më. Putini i kushtoi vëmendje politikës sociale në vend. 20 milionë rusë janë të varfër. Në mandatin tjetër Putin kërkon ta përgjysmojë këtë shifër. Pohimi i hapur i dobësive në vend janë një sinjal për perëndimin, se si duhet të përgjigjet ndaj politikës ruse – duke mbështetur ato forca që angazhohen për liritë politike dhe individuale e që duan t’i japin fund stanjacionit të viteve të Putinit. Eksperti Stefan Meister është i bindur se forcave të tilla në Rusi u përket e ardhmja./ DW

 

Etiketa: arme berthamorebotapolitikaPutinraketa ruseshbatrump


Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Para
Përplasi dy gra me makinë, vetëdorëzohet hajduti shqiptar i automjeteve

Përplasi dy gra me makinë, vetëdorëzohet hajduti shqiptar i automjeteve

Studimi/ Numri i këmbës është i lidhur me jetëgjatësinë, zbuloni të vërtetën tuaj

Studimi/ Numri i këmbës është i lidhur me jetëgjatësinë, zbuloni të vërtetën tuaj

Flet babai i 17-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin: Që prej tri vitesh kur humbi vëllain, Devi nuk është mirë

Flet babai i 17-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin: Që prej tri vitesh kur humbi vëllain, Devi nuk është mirë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com