Aktualitet

Radhë kilometrike për hyrje në Shqipëri nga Kakavija, pala greke vetëm me 2 sportele



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 13/08/22 |
Opi Nion

Në pikën kufitare të Kakavijes gjatë 24 orëve të fundit ka patur një shtim të numrit të automjeteve për të hyrë në Shqipëri. Por duke qenë se pala greke është duke punaur me vetëm 2 sportele, mësohet se është krijuar një radhë prej të paktën 4 km që në orët e para të mëngjesit. Ndërsa pala shqiptare funksionon me 4 sportele, ajo greke ka vetëm 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Fluks ka patur dhe në pikën kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Ditën e djeshme, 12 gusht në Kapshticë, kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 4992 dhe kanë dalë 3288 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Ndërkohë në Kapshticë  po punohet me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje./Opinion.al

 

Pas