Aktualitet

Qytetari protestë:Urdhrat e Ramës, arrestoni Saliun, mos arrestoni Dakon e Doshin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 15/04/22 |
Opi Nion

Një qytetar me pankarta në dorë po proteston këtë të premte në rrugët e kryeqytetit. Sikurse shfaqet ne fotot e siguruara nga Opinion.al qytetari mban në duar pankarta ku shkruhet: Dy urdhrat e Ramës për SPAK:

  1. Arrestojeni Saliun.

2. Mos i arrestoni Dakon dhe Doshin, përndryshe ju preva këmbët.

Qytetari i referohet deklaratës së Ramës në Kongresin e PS, ku tha se SPAK duhet të hetojë Berishën për shpalljen non grata nga SHBA për korrupsion, por nuk përmendi ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe Tom Doshin, edhe këta të fundit të shpallur non grata nga SHBA.

Qytetari proteston çdo ditë në mënyrën e tij për çështje të ndryshme të vendit./Opinion.al

 

Pas