Aktualitet

“Dreka e darka mes Bashës dhe Aqifit”, Bardhi: Qëndrim interesant i Berishës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 15/04/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili në konferencën për mediat të mbajtur ditën e sotme tha se e ka shmangur çështjen e shpalljes “non grata” të ish-deputetit të PS Aqif Rakipi, pasi i rezultonte që Lulzim Basha ka qenë në një seri dreka e darkash me të.

Bardhi në një status në rrjetet sociale shkruan me ironi: Qëndrim interesant i Sali Berishës, “opozitë” e vërtetë, jo llafe.

“Qëndrim interesant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, me qenë se ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe”, shkruan Bardhi./Opinion.al

Pas