Aktualitet

Në burg për Inceneratorët, Lefter Koka dëshmon në SPAK: Kam zbatuar procedurën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 15/04/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar marrja në pyetje në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ish-ministrit, Lefter Koka.

Në më shumë se dy orë në SPAK mësohet se Koka ka thënë para prokurorëve se nuk ka shpërdoruar detyrën por ka zbatuar gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore.

Lidhur me akuzën për “korrupsion” Koka ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje apo ndikim në kompanitë që kanë marrë para për kryerje punimesh në incenerator.

“Nuk kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar të gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore. Për shpronësimin, është ngritur një Komision i Posaçëm. Mospublikimi i ofertës tenderuese është bërë për shkak se në rastin në fjalë nuk parashikohej në ligj”, mësohet të shprehur ish-ministri.

Koka është i arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me aferën e Inceneratorëve.

 

Pas