Politikë

Qytetari për Bashën: Pas 4 vitesh të mos vemi në fushatën e një balluka*i


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 25/09/21 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali Berisha mbajti sot takimin e tij të tretë “Foltorja”, këtë radhë në qytetin e Vlorës. Në nismën, që sipas tij ka qëllim kthimin e vlerave të PD-së, Berishën e kanë paritur simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike në Vlorë.

Duke folur për situatën brenda partisë, një prej mbështetësve i ka kërkuar Berishës të ngrejë platformën e daljes nga kriza.

Duke e cilësuar Bashën “një ballukar që tundet poshtë e lartë”, ai tha se PD në Vlorë ka qenë e fikur.

“PD në Vlorë ka qenë e fikur, por nuk kishim ku të shkonim. Zoti Berisha, në emër të shumë miqve të bëj thirrje, për aftësitë e tua gjeniale që ke lënë pas vitet e moshës, mblidh grupin, mblidh grupin e politikanëve të PD se janë të shqurar! Bëj platformën e daljes nga kjo krizë, platformën e ribashkimit, ristrukturimit të degëve të PD. Të ushqehen këto organizma më kodet e oponencës së hapur, kundra të keqes që ka zënë Shqipërinë. Ndryshe, të mos vemi në fund të katër vjetëve me një fushatë të një ballukari që tundej poshte e lartë dhe nuk preferoioi asnjë levë të PD”, u shpreh qytetari./Opinion.al

 

 

Pas