Politikë

E ardhur nga SHBA, Kokalari: Sapo të kemi kryetarin e ri të PD…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 25/09/21 |
Opi Nion

Evi Kokalari ka qenë një prej emrave që iu bashkua fushatës së ish-presidentit Trump në SHBA. Këtë radhë, pasardhësja e familjes së Musine Kokalarit është në Shqipëri në mbështetje t ëish-Kryeministrit Berishës dhe nismës së tij për kthimin e vlerave të PD. Në takimin “Foltorja”, mbajtur në qytetin e Vlorës, Kokalari tha ndër të tjera se sapo PD të ketë kryetarin e ri, do të nisë një punë intensive për  të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA.

“Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur kuvendin.

Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihëm e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA’, – tha Evi Kokalari./Opinion.al

Pas