Aktualitet

Qytetarët në protestë: Çuçi dhe Kumbaro të dorëhiqen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:58 - 08/08/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme qytetarët po protestojnë përsëri kundër qeverisë. Qytetarët u mblodhën para ministrisë së Mbrojtjes, duke protestuar për herë të dytë, pas vrasjes së vajzës 7 vjeçe e cila u përplas me skaf nga Arjan Tase në plazhin e Potamit në Himarë.

Ashtu si një javë më parë qytetarët kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Ministritë të Brendshëm Bledi Çuçi, të Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Sipas qytetarëve kryeministri Rama në vend të propagandës për turizmin, duhet të shkarkojë menjëherë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, ata që nuk arritën dot të mbronin jetën e Jonadës 7-vjeçare.

“Shembulli i parë që duhet të jepje do të ishte dorëheqja jote. Ministri Çuçi, drejtori i përgjithshëm i Policisë bëtë propagandë, por ne dështuam. Nëse ju nuk menaxhoni vartësit tuaj, si do të menaxhoni popullin. Ju duhet të jepni dorëheqjen”,-u shpreh një nga qytetaret në protestë.

Pas