Aktualitet

Video/ Zjarret në Shkodër përplasin prefekten Angoni me kryebashkiakun Spahia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:06 - 08/08/22 |
Opi Nion

Situata e shkaktuar nga zjarret në Shkodër ka sill përplasje mes prefektes së qarkut Majlinda Angoni dhe krybashkikaut të këtij qyteti, Bardh Spahia. Angoni është shprehur se situata paraqitet e vështirë edhe në Vilëz, për shkak të terrenit.

“Jemi në një situatë kritike. 60 forca të ushtrisë në terren. Shumë e vështirë ndërhyrja në Vilëz për shkak të terrenit. Prioritet është jeta e njerzve dhe e banesave të tyre. Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë Shkodër, sidomos në Vilëz. Flitet për situata të menaxhueshme, nuk është koha për helikopterë. Duhet të bëjmë denoncime për çdo rast të dyshimtë, duhet solidaritet në këtë situatë”, tha ajo.

Ndërkohë, Spahia ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri, atje ku është e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit. Ai gjithahstu ka bërë thjirrje që qeveria të jetë më prezente.

“Jemi përballur me një situatë të vështirë me disa vatra zjarri në kohë të njëjtë. Falë punës së zjarrfikësve janë dominuar këto situata. Nevojiten mjete nga ajri aty ku është e pamundur ndërhyrja. Do duhej qeveria të ishte me prezente”, ka thënë Spahia.

Pas