Kronikë

Qëlloi për vdekje kolegun, gjykata lë në burg policin 25-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 26/05/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për efektivin e policisë Ludian Zaimin, i cili qëlloi për vdekje kolegun e tij brenda ambienteve të Komisariatit nr.3 në Tiranë.

25-vjeçari u la në burg pasi qëlloi me armën e shërbimit Caush Saliasin tre ditë më parë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve Ziami është shprehur se kolegu i tij e kishte ofenduar, ndërsa shtoi se me Saliasin është konfliktuar edhe më herët kur kanë qenë në krye të detyrë dhe ka theksuar se ai konsumonte alkool.

Përshëndetje, ju njoftoj se lidhur me masën e sigurimit te zhvilluar, është vendosur masa e sigurimi “Arrest në burg”,”- thuhet në njoftimin e gjykatës./Opinion.al

Pas