Kronikë

Qëlloi me pistoletë 35-vjeçarin pas sherrit, identifikohet autori (EMRI)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:50 - 28/10/20 |
Al Do

Është identifikuar personi që qëlloi me armë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri.

Sipas policisë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Bilbil Lluni, 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Bilbil Lluni, në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Autori dhe shoku i tij, D. Sh., 24 vjeç, janë shpallur në kërkim..

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas