Aktualitet

I jep 50 euro policit në Rinas, në pranga 24-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 28/10/20 |
Al Do

Tentativa për të korruptuar një punonjës të policisë kufitare, nuk ka shkuar edhe aq mirë për një 24-vjeçar.

Ai u arrestua nga policia kufitare e Rinasit pasi ka tentuar të korruptonte punonjësit me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet.

Në pranga ka rënë Leonard Lami, banues në Tiranë. Mbi të rëndon akuza e  “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin” shkruan policia.

Gjatë javë së fundit Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dhe tre raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare./ Opinion.al

Pas