Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri në fshatin Topojë


               Publikuar në : 19:57 - 20/08/19 |
xhu lia

Banorët e fshatit Topojë në qytetin e Fierit janë alarmuar ditën e sotme, kur një person nga një automjet ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sipas njoftimit të policisë nuk ka të plagosur nga të shtënat.

Ndërkohë është bërë identifikimi i autorit por ende nuk është realizuar ndalimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 19:00, në fshatin Topojë, nga 1 automjet është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al/

Pas