Sport

Ndalet në javën e dytë të Premier League, Manchester United


               Publikuar në : 21:30 - 20/08/19 |
xhu lia

Skuadra  e Manchester United nuk mundi të marrë më shumë se një barazim në javën e dytë të Premier League. Pas fitores me skuadrën e Chelsea, Manchester arriti një barazim 1-1 në transfertë me Wolverhampton.

Skuadra e Solskjaer kaloi në avantazh në pjesën e parë të lojës falë golit të Antony Martial.

Por duket se avantazhi nuk zgjati shumë pasi në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Nuno Espirito Santo ishte më kërkuese dhe pasi goditi shtyllën me Luis Jimenez dhe më pas barazoi shifrat në minutën e 55-të me një gol  të mesfushorit portugez Ruben Neves.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Në klasifikim skuadra e  Manchester United gjendet në vendin e 4-t me 4 pikë, ndërsa Wolves ka regjistruar 2 barazime./Opinion.al/

Pas