Kronikë

Qarkullonte me 46 kg drogë në makinë, kapet në Durrës


               Publikuar në : 10:21 - 10/10/19 |
el ida

Një 48-vjeçar banues në Fushë – Krujë, ka rënë në pranga pasi po transportonte 46 kg lëndë narkotike me makinën e tij.

Policia njofton se pas informacioneve të marra ka ushtruar kontroll në mjetin tip Benz të shtetasit K. V., në lagjen nr. 13. të qytetit. Aty u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas