Kronikë

FOTO/ Kush është gruaja që shkaktoi sherrin, arrestohet polici që…


               Publikuar në : 10:45 - 10/10/19 |
Al Do

Pak kohë pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë policia ka arrestuar policin e burgjeve Bledar Toci që u përfshi në konflikt me viktimën Dritan Haxholli. Në pranga është vënë edhe vëllai i Tocit.

Bledar Toci
Bledar Toci

 

Policia bën me dije se Bledar Toci, 31 vjeç, është Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Ai është arrestuar nën akuzën “vrasje me dashje” por në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se ai ka qëlluar “ në kushtet e vetëmbrojtjes”.

Bëhet me dije gjithashtu se viktima Dritan Haxholli ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike.

Por kjo ngjarje ka sjellë edhe arrestimin e vëllait të Tocit. Policia njofton se gjatë kontrollit të banesës së vëllait të tij në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi kokaine e ndarë në 7 doza.

Ndërkohë është zbuluar edhe identiteti i gruas për të cilën ndodhi konflikti. Ajo quhet Marsida Qatja dhe është e martuar me fëmijë.

Dritan Haxholli ka tentuar të futet në shtëpinë e gruas duke përdorur derën , por pasi ajo ka refuzuar ai është ngjitur nga pas pallatit duke shqyer grilën e ballkonit.

Në këtë moment ai është përballur me policin Tocin. Pas shkëmbimit të plumbave, Haxholli mbeti i vdekur në vend ndërsa Toci i plagosur. /Opinion.al

Dritan Haxholli
Dritan Haxholli

Pas