Kronikë

Vrasja në Kavajë/ Foto të banesës dhe të policit të plagosur


               Publikuar në : 10:22 - 10/10/19 |
Al Do

Banesa ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kavajë pak pas mesnatës së të mërkurës, është kati i parë i një pallati në lagjen numër 2 të qytetit.

Në pamje duket ballkoni i shtëpisë ku banonte gruaja me iniciale M.Q. Grilat e thyera janë dëshmi e përleshjes që ndodhi mes dy personave ku njëri mbeti viktimë dhe tjetri i plagosur.

Publike është bërë gjithashtu një fotografi e policit të burgjeve, Bledar Toci, banues në Kavajë.

Viktima Dritan Haxholli kishte pasur një lidhje dashurie me gruan M.Q, por ishin ndare pak jave me pare. Këtë fakt ai nuk e kishte pranuar dhe mesnatën e djeshme kishte shkuar në shtëpinë e saj me një kallashnikov. Brenda në shtëpi ndodhej Bledar Toci dhe dy persona të tjerë, fqinjë të gruas.

Haxholli ka hyrë me forcë në banesë, gjë që dëshmohet edhe nga brava e dëmtuar e derës së jashtme. Ai është konfliktuar me Bledar Tocin dhe ka qëlluar duke e plagosur. Në rrethanat e vetëmbrojtjes ky i fundit ka qëlluar me armën e shërbimit ndaj Haxhollit duke i shkaktuar plagë në qafë dhe duke e lënë të vdekur.

Mësohet gjithashtu se gruaja për të cilën ndodhi ky konflikt është e martuar por bashkëshorti i saj ndodhet jashtë vendit. /Opinion.al

Pas