Bota

Putin-Scholz: Raundi i tretë i bisedimeve me Ukrainën do të mbahet në fundjavë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:20 - 04/03/22 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz se raundi i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për këtë fundjavë.

Sipas CNN, presidenti rus e bëri të ditur këtë fakt gjatë bisedës telefonike që zhvilluar për rreth një orë.

Raundi i dytë i bisedimeve u mbajt të enjten dhe nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, tha një negociator ukrainas pas përfundimit të bisedimeve. Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët.

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha dje zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter./Opinion.al

Pas