Bota

Putin: Në Ukrainë luftojnë edhe mercenarë nga Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 04/03/22 |
Opi Nion

Rusia tenton sërish të përfshijë Ballkanin në luftën në Ukrainë. Kësaj here ka qenë vetë presidenti Vladimir Putin që pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në konflikt.

Putin ka thënë gjatë bisedës me kancelarit gjerman, Olaf Schoz se mercenarët janë nga Shqipëria dhe Kroacia dhe vende të tjera.

“Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”, shprehet presidenti Putin.

Këtë shqetësim ia përcolli kancelarit gjerman, Olaf Schoz, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike që ka zgjatur një orë. Pika e vetme e diskutimit ka qenë lufta në Ukrainë.

Putin i tha kancelarit gjerman se mbi 6 mijë shtetas të huaj po mbahen peng dhe po përdoren si mburojë njerëzore nga radikalët, teksa i bëri thirrje Perëndimit që të punojë për lirimin dhe largimin e tyre nga Ukraina.

Pas