Bota

Putin: Do t’i shkatërrojmë 100% sistemet Patriot nëse SHBA-ja ia ofron Ukrainës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 26/12/22 |
Opi Nion

Rusia do t’i shkatërrojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot nëse SHBA-ja ia ofron Ukrainës, tha presidenti rus Vladimir Putin në televizionin Rossiya-1.

“Sigurisht, ne do t’i  heqim qafe ato, 100%!” tha ai dje në një intervistë me gazetarin Pavel Zarubin.

Putin tha se Ukraina deri më tani nuk i ka këto sisteme.

Më tej ai u shpreh: “Patriot është një sistem mjaft i vjetëruar” dhe një “kundërhelm” për këto sisteme do të gjendet.

Më 21 dhjetor, presidenti ukrainas Vladimir Zelensky udhëtoi për në Uashington me ftesë të presidentit amerikan Joe Biden. Gjatë vizitës së tij, SHBA njoftoi një paketë të re ndihme me vlerë 1.85 miliardë dollarë.

Kjo paketë përfshinte për herë të parë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot që ka një lëshues raketash në një shasi kamioni, një radar dhe një stacion kontrolli.

Pas