Është publikuar formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen e sotme me Hungarinë. Tranjeri Edi Reja ka lënë në stol Nedim Bajramin dhe Rei Manajn, pavarësisht se me ata nisi të bënte prova me formacionin në stërvitjet e para të javës në Durrës.
Ndërkohë kapiteni Berisha është në portë, mbrojtja do të jetë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Trashin në të majtë. Tri qendrat janë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshti. Skema bëhet 5-3- 2 në momentin që kuqezinjtë mbrohen, ndërsa kur kanë topin, kthehet në 3-5-2.
Strategjia është e qartë, Shqipëria do të presë hungarezët, që sipas asaj që ka parashikuar Reja për kundërshtarët, do të hapen në kërkim të golit dhe natyrisht do të lënë hapësira mbrapa. Në këto kushte, cilësitë e Çekiçit, Uzunit dhe bomberit Cikalleshi do të shfrytëzohen maksimalisht.
FORMACIONI ZYRTAR I SHQIPËRISË:
Shqipëria (3-5-2): Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Gjasula, Çekiçi, Bare, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Edi Reja
FORMACIONI ZYRTAR I HUNGARISË: