Bota

Akuzat për korrupsion, jep dorëheqjen kancelari austriak, Sebastian Kurz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:13 - 09/10/21 |
Opi Nion

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha të shtunën se do të japë dorëheqjen pasi është vënë nën hetim për korrupsion.

Kurz tha në një deklaratë për mediat u shpreh se ai po propozonte Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg, një diplomat karriere, si pasardhësin e tij.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet pasi akuzohet se ka përdorur fondet e qeverisë për të siguruar mbulim të favorshëm nga media.
Disa ditë më parë autoritetet bastisën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij.

Dyshimet janë se, duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe mbulimit të favorshëm për të.

“Zyra e Prokurorëve për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin ka vendosur nën hetime Sebastian Kurzin, nëntë të tjerë dhe tri organizata, nën dyshimet për shkelje të besimit, korrupsion dhe ryshfet”, tha përmes një deklarate prokuroria./Opinion.al

Pas