Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse duhet të vazhdojë Basha të drejtojë PD-në

2017/06/26 at 1:20 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Henri Çili: Të kërkosh largimin e kryeministrit është e kot

Nga Henri Çili


Miku im Besnik Mustafaj, në nxitim dhe panik të pazakonshëm, i kishte kërkuar që sot dorëheqjen Lulzim Bashës për rezultatin e dobët në zgjedhje. As që i dyshoj qëllimet e mira të këtij njeriu të mirë dhe me vlera në jetën publike, por jam kundër gjykimit thellësisht jopolitik të situatës, kontekstit dhe liderit Lulzim Basha. Po, është e vërtetë, Lulzim Basha nuk arriti ta sjellë në pushtet PD-në brenda një mandati opozitar, po kush nuk e dinte këtë. Vetëm budallenjtë!

Së pari, është shumë e rrallë, madje aksidentale, që qeveria në fuqi të mos e marrë një mandat të dytë për performancë apo inerci, inerci apo performancë, nuk ka rëndësi. Së dyti, kush mund t’i kërkojë sot llogari Lulzim Bashës për rezultatin, kur ai u bë zot i veprimeve të veta vetëm së fundmi, jo më pak se pesë-gjashtë muajt e fundit. Vetëm maskarenjtë do të ishin ata që do ta kërkonin këtë llogari, kur ai u bë lider i vërtetë i partisë vetëm këto muajt e fundit.

Së treti, kush mund ta llogariste që kontributorët e humbjes së vitit 2013, deri para disa javësh, protagonistë të luftës opozitare, nuk do kontribuonin bindshëm edhe me humbjen e thellë të 2017-ës. Ky është konteksti, të cilin miku Mustafaj e neglizhon. Po ashtu, diçka e madhe e strukturore ka ndodhur në spektrin politik së paku prej 20 vitesh: tripolariteti, LSI dhe figura e Ilir Metës në politikën shqiptare, të cilin Lulzim Basha as është përgjegjës që e shkaktoi, as mund të jetë herkul politik që ta zhbëjë.

Prezenca e LSI në spektrin politik duhet të menaxhohet. Mesa duket është e qartë tani e tutje se pa LSI-në nuk mund të ketë rotacion politik kundrejt të majtës as në të ardhmen. Pikërisht tani kur Lulzim Basha po formëson identitetin e tij politik, profilin e tij dhe stilin e tij, ai nuk mund të ndëshkohet, ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë korrigjime, por assesi të tërhiqet. Sigurisht Partia Demokratike ka nevojë për një proces, spektri i djathtë ka nevojë për një strukturim përtej PD-së.
Partia Demokratike duhet të jetë parti korrentesh e nuancash dhe jo një parti unicentrike. Por për të gjitha këto ka kohë: Një proces i hapur primaresh brenda PD dhe të djathtës duhet të zhvillohet në një koncept federues si qendrat e djathta të shumë vendeve perëndimore, duke braktisur modelin unicentrik të deritashëm të Partisë Demokratike, që mund ta realizonte një lider karizmatik dhe historik si Sali Berisha, por që fatkeqësisht e aplikoi me naivitet Basha.

Për të gjitha këto ka kohë dhe analiza sapo ka filluar. Por në këto ditë, kur të gjithë duan të shikojnë difektet dhe paaftësitë e Lulzim Bashës, unë dua të rendis disa merita të tij, jo të pakta, jo të thjeshta për t’u arritur në një kontekst të vështirë politik si Shqipëria. Së pari, Lulzim Basha është lideri më i besueshëm politik i të djathtës për partnerët perëndimorë, SHBA dhe Gjermania. Së dyti, ai i solli Shqipërisë një standard të ri me luftën e fituar për dekriminalizim.

Së treti, me luftën e tij për reformën në drejtësi, krahas faktorëve të tjerë, ai e përmirësoi dukshëm këtë proces dhe e rriti besueshmërinë e tij për të gjithë shqiptarët. Kurse me marrëveshjen Rama-Basha, edhe pse humbi vetë shumë në planin taktik dhe brenda partisë, ai i dha një kontribut të madh Shqipërisë, duke themeluar plotësisht bashkë me kryeministrin, zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke hequr kriminelët nga politika dhe fushata, duke mbajtur administratën larg përdorimit politik në zgjedhje, duke na dhënë një fushatë evropiane.

Kjo sakrificë në planin partiak dhe personal, për interesin publik, duhet të jetë një meritë publike dhe një kosto për figurën dhe të ardhmen politike të Lulzim Bashës. Për të gjitha këto arsye, Basha është figura politike më me vlerë e opozitës. Ai ka arritur të bëjë shndërrimin gjeneracional në politikën shqiptare, ai ka arritur të imponojë një kulturë të re politike. Si i tillë, ai është një aset për politikën dhe të djathtën shqiptare. Madje është aseti kryesor. Kundërshtarët e tij janë dukshëm pa vlerë.

Ata do të ishin një fat më i zi për të djathtën shqiptare. Sigurisht ata duhet të jenë të pranishëm, duhet të kenë rolin dhe proporcionin e tyre. Por rivalizimi me Lulzim Bashën, pasi janë përgjegjës për humbjet e të shkuarës dhe kontribues për humbjen e sotëm, është një miopi. Dhe së fundmi, Lulzim Basha ka shumëçka për të ndryshuar në profilin dhe aksionin e tij. Sigurisht që katër vjet përvojë si lider i opozitës dhe si djalosh i ri 43-vjeçar që është, i kanë dhënë një përvojë të çmuar për të qenë i qartë dhe i vendosur në veprim; për të mos pasur ekuivoke në ideologji; për të pasur sensin e masës dhe realizmit; për të krijuar dhe rritur netuorkin; për të partnerizuar me luajalitet me partnerët kombëtarët dhe ndërkombëtarë.
Të prodhosh një lider politik nuk është e lehtë për një parti, për një krah politik, për jetën politike. Vazhdimi i Lulzim Bashës në politikë dhe në krye të opozitës është një interes publik i dorës së parë. Të gjithë për parim mund të fillojmë të jemi nga sot opozitarë. Të opozitës euro-atlantike të Lulzim Bashës. /Mapo



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Voton Basha, mesazh për të zhgënjyerit: Ejani ta ndryshojmë sot politikën

Ky është mesazhi i parë i Lulzim Bashës për ditën e sotme

Fuqia e xhinxherit, 1000 herë më efektiv se kimio-terapia në luftën kundër kancerit

Fuqia e xhinxherit, 1000 herë më efektiv se kimio-terapia në luftën kundër kancerit

opinion lajm i fundit

Përditësimi i fundit/ PS bie në 73 mandate
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}