Aktualitet

Pse duhanpirësit që nuk lënë duhanin po kalojnë në IQOS?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:36 - 04/11/20 |
Opi Nion

Në të gjithë botën IQOS përdoret nga më shumë se 16 milion duhanpirës të rritur.  Sipas raportit financiar të tremujorit të tretë të kompanisë Philip Morris rezultoi se afërsisht 16.4 milion, nga të cilët rreth 11.7 milion duhanpirës kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në IQOS.

Shifrat e përdorimit të IQOS po rriten ndjeshëm në të gjithë tregjet ku pajisja elektronike është e disponueshme. Por çfarë I tërheq duhanpirësit që të kalojnë nga cigaret tek IQOS, që ngroh por nuk djeg duhanin?

Sipas një studimi të realizuar në Janar të 2020, me titull “Faktorët që influencojnë duhanpirësit të kalojnë në IQOS”, të intervistuarit kanë dhënë përgjigjet dhe arsyet e tyre të cilat bazohen si tek ndikimi shëndetësor ashtu dhe tek ndjesia e parë.

Kryesisht pjesëmarrësit në studim thanë se ata eksperimentuan me IQOS sepse qëllimi i tyre ishte të zvogëlonin ose ndalonin pirjen e duhanit për shkak të rreziqeve shëndetësore. Ata e dinin që IQOS ofronte një rrugë të re dhe më pak të dëmshme krahasuar me cigaret. Disa prej tyre nuk kishin qëllim të hiqnin dorë ose të linin për fare duhanin, por ata e perceptuan IQOS si një mënyrë alternative për të vazhduar pirjen e duhanit, e duke u ekspozuar ndaj më pak rreziqeve.

Pjesëmarrësit në mënyrë të përsëritur raportuan se ata provuan IQOS sepse besonin tek argumentet se ishte një alternativë më e mirë dhe më pak e dëmshme për shëndetin e tyre sesa cigaret e djegshme.

Ata shpesh raportuan se shëndeti i tyre fizik u përmirësua që kur filluan të përdorin IQOS, ata ndiheshin “në formë” dhe më me energji, kishin më pak vështirësi në frymëmarrje dhe vunë re aftësi kardiovaskulare të rritura dhe më pak kollë.

Përmirësime të tilla përforcuan perceptimet e tyre se IQOS ishte më pak e dëmshme sesa cigaret konvencionale.

Një tjetër faktor ishte dhe ndikimi i IQOS në shqisa si nuhatja, që shpjegon pse pjesëmarrësit eksperimentuan me IQOS. Premtimi që IQOS krijon më pak aromë gjithashtu I tërhoqi pjesëmarrësit në kontrast me erën e cigareve të djegshme.

Përvoja e përgjithshme shqisore e përdorimit të IQOS ishte ekuivalente me më e mirë se pirja e cigareve.

Pas