Politikë

Nuk mbante maskë, Policia gjobit Monika Kryemadhin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:50 - 04/11/20 |
Opi Nion

Policia ka gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, pasi nuk ka mbajtur maskë në ambientet publike.

Mësohet se e njëjta masë ndëshkimore është vendosur dhe për ish-deputeten, Floida Kërpaçi, Gjatë ditës së sotme Kryemadhi u shfaq në një takim elektoral në zonën e Kombinatit pa mbajtur maskë teksa bisedonte me qytetarët.

Kujtojmë se ditën e djeshme, gjatë konferencës për media, kryeministri Edi Rama u pyet për këtë çështje dhe  tha se si Kryemadhi dhe presidenti Ilir Meta duhet të ndëshkohen, por janë autoritetet që e bëjnë këtë gjë dhe jo ai.

Ndërkohë, pak ditë më parë në media ka qarkulluar foto ku eksponentë të Partisë Socialiste janë shfaqur pa maskë në publik, por ata nuk janë ndëshkuar.

Kreu i Grupit Parlamentar të  PS, Taulant Balla është pyetur dhe nga gazetarët për këtë çështje, por ai mohoi që kjo të ketë ndodhur, duke thënë se në PS të gjithë i respektojnë rregullat./ Opinion.al

Pas