Rajoni

COVID-19/ Kosova shënon 9 viktima dhe 546 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 04/11/20 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar 9 viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,626 mostrave. Po në 24 orët e fundit, 107 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë që prej fillimit të pandemisë shkon në 21,545, i viktimave në 714 dhe i të shëruarve në 15,829.

Aktualisht, Kosova regjistron 5,002 raste aktive me Covid-19./ Opinion.al

Pas