Aktualitet

Deklarata e Bashës, Çomo: Gënjeshtër, lëndon përpjekjet e mjekëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 04/11/20 |
Opi Nion

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në takimin me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistit të Shqipërisë, ku u shpreh se pacientët e blejnë vetë Remdisivirin.

Përmes një statusi në “Facebook”, Çomo shkruan se në vendin tonë po përdoren terapitë e mjekimit, si kudo në botë që janë falas për pacientët. Gjithashtu, Çomo thekson se medikamenti Remdisivir përdoret për pacientët specifikë, sipas protokolleve botërore.

E indinjuar shefja e infektivit thotë se “të thuash që Remdesiviri blihet nga pacientët tanë është jo vetëm gënjeshtër, por lëndon përpjekjet e një ekipi mjekësh dhe infermieresh që prej 8 muajsh janë pa gjumë në sy”.

“Ne jemi çdo ditë, çdo orë në krye të detyrës dhe pacientët tanë e dinë më mirë se askush këtë gjë. Po përdorim terapitë e mjekimit, si kudo në botë që janë falas për pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e përdorim në pacientë specifikë, sipas protokolleve botërore. Të thuash që Remdesiviri blihet nga pacientët tanë është jo vetëm gënjeshtër, por lëndon përpjekjet e një ekipi mjekësh dhe infermierësh që prej 8 muajsh janë pa gjumë në sy me përkushtimin maksimal për të shpëtuar jetë” shkruan Çomo.

Më herët kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se vendi ka mungesë të theksuar të medikamenteve bazë për të trajtuar koronavirusin. Po ashtu, Basha ka folur dhe për çmimin e ilaçeve, për të cilat tha se janë shumë të larta dhe të papërballueshme për qytetarët./ Opinion.al

Pas