Kryesore

PS bojkot Komisionit të Inceneratorëve, Tabaku-SPAK: Hetimi të nisë nga Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 22/12/21 |
Opi Nion

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në një dalje për mediat ka reaguar lidhur me bojkotin që mazhoranca i bëri sot këtij komisioni.

Nënkryetarja e PD tha se me këtë veprim PS po i del në mbrojtje Lefter Kokës por edhe personave të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ndër të tjera Tabaku i bëri Thirrje SPAK që t’i shtrij hetimet edhe te personat me pushtet, duke nisur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Është për të ardhur keq që PS bojkoton sot pikërisht kur drejtësia i ka dhënë dritë hetimeve.

PS premtoi që nuk do ketë mbrojtje politike për askënd, ndërkohë që sot mbrojta politike po jepet duke bojkotuar.

Komisioni nuk flet pa fakte, madje ky institucion dhe SPAK po i afrohen të vërtetës.

PS është rreshtuar në mbrojte të Lefter Kokës, Klodian Zotos, Stela Gugallia dhe Klodian Mertirit.

Në padinë e dorëzuar në SPAK ne kemi kërkuar që hetimit të vazhdojë me Edi Ramën si person i lidhur me aferën e inceneratorëve, me Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin, me Qazim Sejdinin, Armando Subashin dhe Erion Veliajn.

I bëj thirrje SPAK që të vazhdojë dhe të shtrijë hetimet tek personat me pushtet. Koka është pa pushtet”, tha Tabaku.

Pas